Vuçiq në rolin e BE-së, tregon se çfarë ndodhi me liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme

23/06/2022 15:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se që nga fillimi luftës mes Ukrainë dhe Rusisë, ka pasur artikuj të shumtë që janë shkruar për Serbinë, ku thuhej kjo e fundit po rrezikonte pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se brenda artikujve shkruhej se Serbia rrezikon përveç Kosovës, edhe Bosnjën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan lajmi.net.

“Dua të kujtojë diçka që ka ndodhur diçka katër muajt e fundit, 2629 artikuj që janë shtypur në mediat evropiane për Serbinë. Pas ndodhjes se sulmit rus, artikuj që thonin që Serbia po bën rrezik të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, po rrezikon pavarësinë e Bosnjës, të Kosovës”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Po ashtu, i pari i Serbisë, ka thënë se shteti serb e ka mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne e kuptojmë njëri tjetrin. Sot Serbia ishte mjaftë mbështetëse për hapjen e procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj se miqtë tanë nga Tirana dhe Shkupi e meritonin këtë që të merrnin nisjen e procesit të negociatave dhe mendoj që do ta marrin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

Tutje, Vuçiq, është deklaruar edhe për Ballkanin e Hapur duke thënë se kjo nuk është ide e askujt tjetër përveç e liderëve të tri vendeve të rajonit të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se kurrë nuk ka folur me Putinin për Ballkanin e Hapur.

“Nuk ishte ide e ndonjë tjetri, por ide e jona, e ne të treve. Të tre ne arritëm në këtë ide, donim të bënim diçka mirë rajonin tonë. Unë skam folur kurrë me Putinin për këtë. Ne s’kishim nevojë për askënd tjetër, 3 vende ballkanike që u ulën bashkë e gjeten zgjidhje për disa probleme të tyre”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk kishte rezultate konkrete për Ballkanin Perëndimor, por ishte një diskutim i mirë dhe unë nuk e nënvlerësojë një gjë të tillë. Nëse më pyetni se Maqedonia e Veriut apo Shqipëria morën një datë, jo ata nuk morën, nëse Prishtina e mori liberalizimin e vizave, jo nuk e morri, nëse Bosnja morri statusin kandidat, jo nuk e morën”,shtoi ai./Lajmi.net/