Vuçiq: “Shqipëria e Madhe” jo vetëm ankth i yni, por edhe ëndërr e dikujt

Aleksandar Vuçiq akuzon indirekt homologun e tij Edi Ramën për shfaqjen e idesë së “Shqipërisë së Madhe”, përmes deklaratës për Kosovën. Ai thotë se Shqipërinë nuk e lidh asgjë me Kosovën. 

Lajme

11/11/2014 14:58

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, nuk ka pritur as një dit pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të bërë keqinterpretime të llojit serb lidhur me deklaratën për Kosovën.

Ai një ditë pas konferecës që nxiti një debatë të nxhetë në mes të dy burrështetasve, interpretoi deklaratën e Ramës për Kosovën, duke e quajtur atë si një shfaqje të ëndrrës për idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Vuçiq tha se nuk sheh ndonjë gjë që ka lidhje Shqipëria me Kosovën, por se gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është dëshmuar se “historia e Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm ankthi jonë, por ndoshta ëndrra e dikujt.”

Pas vënies së kurorës me lule në monumentin e çlirimtarëve të Luftës së Parë Botërore, Vuçiq, u tha gazetarëve, se Serbia do të ndjekë politikën e bisedës dhe jo politikën e dhunës, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se është mirë që kemi biseduar. Ajo që ne e shohim si të keqe, është se dikush erdhi me një plan të përgatitur që të krijoj skandal. Por unë mendoj se ne ju përgjigjëm me maturi në mënyrë adekuate dhe mjaft të qartë për të ruajtur krenarinë dhe dinjitetin e popullit e vendit tim”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka njoftuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vij sërish në dhjetor në Beograd për samitin kinezo-rajonal, ku do të jenë pjesëmarrës edhe 15 kryeministra të tjerë.