Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Vuçiq: Shqetësimi më i madh i patriarkut Irinej ishte Kosova

14:15 | 22 Nentor 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në varrimin e patriarkut të Kishtes ortodokse Serbe, tha se shqetësimi më i madh i Irinej, kishte qenë Kosova.

Vuçiq tha se Irinej e kuptoi realitetin e vështirë dhe të gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb.

Patriarku Irinej vdiq më 20 nëntor si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, raporton B92.

“Edhe pse një pjesë të jetës e kaloi në Prizren, u soll në mënyrë racionale dhe me kokë të ftohtë, duke kërkuar mënyra që ta ruajmë, apo së paku të mos pranojmë pavarësinë e Kosovës. Kuptoi realitetin e vështirë dhe gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe, nganjëherë, disi naivisht, fuqinë për të bindur botën se Kosova do të jetë mirë vetëm me një zgjidhje të drejtë. Respektoi botën perëndimore dhe ishte i bindur se një ditë do të kuptonte serbët dhe do të pranonte të paktën një pjesë të argumenteve tona”, ka thënë Vuçiq. /Lajmi.net/