Vuçiq: Serbia s’duhet të jetë Kolumbia, ose si ndonjë vend tjetër në rajon

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kërkon që instancat shtetërore të kundërshtojnë me çdo forcë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Lajme

25/10/2020 14:11

“Personalisht kam insistuar që vendi të kundërshtojë korrupsionin dhe krimin më më shumë se kurrë”, tha Vuçiq.

Madje ai tha se do të insistojë çdo ditë për këtë gjë.

“Unë do të luftoj që njerëzit të vërejnë atë dhe të shohin që Serbia nuk duhet dhe nuk mund të jetë Kolumbia, ose ndonjë vend në rajon. Se s’duhet të jemi Serbia e vitit 2002, kur kishte vrasje mafioze çdo ditë, unë besoj se ne mund të kthejmë situatën si një vit e gjysmë më parë kur kishim dy vrasje brenda gjithë vitit”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ai deklaroi se janë disa ministri që duhet me patjetër t’i japin goditjen e duhur mafias.

Ndryshe sot në Serbi është bërë edhe prezantimi i kabinetit të ri qeveritar, përkatësisht ministrave të rinj./Lajmi.net/