Vuçiq refuzoi propozimin e Hahn për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq refuzoi një propozim për Kosovën në takimin me Komisionerin Johannes Hahn.

Lajme

04/12/2018 09:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin me Komisionerin Johannes Hahn që e pati të hënën në Beograd refuzoi propozimin për palën serbe duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet  në tryezën e bisedimeve.

“Vuçiq në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk ka kthim në bisedime deri në vendimin për taksat për mallrat nga Serbia të tërhiqet.  Ai tha: “Vetëm atëherë ne mund të flasim”, raporton portali serb “Blic”, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ia ka treguar marrëveshjen e Brukselit Hahnit dhe e ka pyetur atë se çfarë saktësisht Serbia në këtë dokument nuk ka përmbushur kur bëhet fjalë për energjinë dhe kur është fjala për të gjitha fushat e tjera, i ka thënë Blicit një burim që kishte detaje të takimit.

Në shkrim theksohet se Hahn në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat janë të papranueshme dhe se “Prishtina do të vuajë pasoja të rënda për shkak të tyre”.

Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia. /Lajmi.net/