Vuçiq propozon Ditë të Përbashkët Përkujtimi për ballkanasit (Video)
Në takimin e 27 gushtit në kuadër të Samitit të Vjenës, ku pjesëmarrës do të jenë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur që të propozojë një ditë të përbashkët përkujtimi për të gjithë rajonin, njofton Klan Kosova.

Lajme
Për një numër viktimash, në Mitrovicë, po gjykohen bashkëkombësit e kryeministrit, vendi i të cilit shkaktoi katër luftëra.
Njeriut kryesor të grupit të dyshuar politikanit Oliver Ivanoviq, të enjten iu zgjat burgimi edhe për dy muaj. E kjo e ka tronditur kryeqeveritarin serb, që nuk sheh arsye për këtë gjë.
Kryeministri i Serbisë, tha se rasti gjyqësor ndaj Ivanoviqit dhe të tjerëve është një poshtërim që dikush po do tua bëjë serbëve të Kosovës.
Ivanoviq, që gjendet në paraburgim që nga janari i vitit të kaluar, nga kjo e premte hyri në grevë në shenjë proteste ndaj mbajtjes prapa grilave. Kundër tij, deri më tash kanë dëshmuar 45 dëshmitarë dhe shumica e tyre kanë pohuar ato që thotë aktakuza kundër tij.
