Vuçiq pritet të takohet sonte me Grenellin në Munih

12:21 | 13 Shkurt 2020

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sonte në Munih me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadorin Richard Grenell.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.

Në prag të udhëtimit të tij në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut, Vuçiq njoftoi një takim me diplomatin amerikan, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse sipas tij të gjitha detajet e asaj nisme dhe dokumenti përkatës.

Për Gjermani ka udhëtuar tashmë homologu kosovar i Vuçiqit, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës në kuadër të kësaj konference do të ketë takime me zyrtarë të lartë në mesin e të cilëve do të jetë edhe takimi me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pjesë e konferencës së Munihut do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Lajmi.net/