Vuçiq pret qeverinë e re të Kosovës, për të biseduar

Aleksandart Vuçiq thotë se bisedimet me Kosovën, do të nisin pasi që të formohet qeveria e re, pas zgjedhjet të 8 qershorit. Ai pret që të ketë takime edhe me serbët e Kosovës javën e ardhshme, për të diskutuar situatën paszgjedhore. 

Lajme

19/06/2014 14:45

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë, atëherë kur të formohet qeveria e re e Kosovës.

Këto komente, Vuçiq i bëri gjatë një konference për media në Beograd, ku tha se së bashku me Presidentin serb, Tomislav Nikoliq, do të bisedojë javën e ardhshme me përfaqësues të serbëve të Kosovës. Temë bisedash, siç është njoftuar, do të jetë situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë .

Vuçiq në konferencën për gazetarë në Beograd, ka thënë se tashmë ka biseduar me disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se në javën e ardhshme do t’i ftojë ata përfaqësues në Beograd.

Vuçiq ka thënë, se nga serbët do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen, raporton B92.

Është e nevojshme të gjejmë emëruesin e përbashkët duke u prirë nga nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë, ka thënë.

Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetje, ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.