Vuçiq: Prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s, por ka pranuar se kjo do të jetë një luftë e vështirë.

Lajme

12/08/2015 19:01

“Do të jetë luftë e vështirë politike, me rezultat të paqartë, por ne do të bëjmë gjithçka”, ka thënë Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se nuk e kupton se “përse dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit midis Beogadit dhe Prishtinës, prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë”.

“Diçka e çuditshme po ndodh në rajon, sikur të gjithë po i tregojnë muskujt. Ne jo. Këtë politikë nuk e pranojmë”, ka thënë Vuçiq.