Vuçiq: Përpjekje të reja për mashtrim nga Albin Kurti

Aleksandar Vuçiq e ka quajtur si kalkuluese lëvizjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurtit.

Lajme

28/02/2020 15:19

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur si kalkuluese lëvizjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurtit, i cili mori vendim për heqje të pjesshme të taksës 100 %, fillimisht për produktet bazë që importon Kosova nga Serbia, raporton “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

“Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, tha Vuçiq i cili e akuzoi Kurtin për mashtrim.

“Ky është një truk dhe përpjekje e re për mashtrim nga Kurti”, shtoi ai.

Vuçiq ka thënë se Richard Grenell ka plotësisht të drejtë kur e kundërshton një vendim të tillë të Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Përveç tjerash Vuçiq i ka bërë edhe një pyetje Kurtit rreth asaj se kush e ka këshilluar që ta marrë një vendim të tillë.

“ A ishte ide e jotja, apo dikush të ndihmoi?”, ka pyetur Vuçiq. /Lajmi.net/