Vuçiq paralajmëron Thaçin se do të arrestohet, nëse hyn në Serbi

15:41 | 18 Prill 2015

Aleksandar Vuçiq

Pas paralajmërimit për një vizitë të zv.kryeministrit Hashim Thaçi në Beograd, ka reaguar kryeministri serb Aleksander Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar Thaçin, se nëse viziton Beogradin do të arrestohet.

“Ligjet  në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, tha Vuçiq, raporton B92.

I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiq tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh. Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaqit Ivica Daçiq e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar.