Vuçiq nuk tregon nëse Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka shprehur besimin se në raundin e sotëm të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të arrihet marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe.

Lajme

25/08/2015 17:28

Për gazetën vjeneze Standard, ai ka thënë se Asociacioni është shumë i rëndësishëm për bashkësinë serbe në Kosovë, për përparimin e dialogut me Prishtinën dhe atmosferën e përgjithshme në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive, Vucic ka pohuar se nuk dëshiron të flasë keq për kolegët nga Prishtina, por është e domosdoshme që të bëhen kompromise dhe lëshime.

Ai ka përmendur edhe vizitën e Edi Ramës në Beograd,

“Paragjykimet ende ekzistojnë. Tejkalimi mund të arrihet nga të dyja kombet. Jam shumë i kënaqur që Edi e ka pranuar idenë tonë. Kjo ishte iniciativa jonë dhe funksion”.

“Nacionalizmi etnik në Ballkan edhe më tej është i fuqishëm, por mund të tejkalohet duke u bërë të përgjegjshëm për mirëqenien e njerëzve tanë”.