Vuçiq nuk heq dorë nga ideja për një ditë të përbashkët përkujtimore

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga ideja e një dit të përbashkët përkujtimore për viktimat e të gjitha luftërave të ish-Jugosllavisë.

Lajme

11/08/2015 10:28

Sepse kjo, sipas tij, është shumë e rëndësishme për rajonin, raporton N1.

Vuçiq tha për Kurir se është krenar për këtë iniciativë, transmeton Klan Kosova.

“Unë vetëm lutem që në 365 ditë ne të kemi një ditë të përbashkët për të gjitha viktimat në ish-Jugosllavi” tha Vuçiq.

Ai tha se asnjë viktimë nuk është më pak e vlefshme se tjetra.

Vuçiq deklaroi se askush nuk duhet ta vë dorën dhe ta mbyll njërin sy, sepse krimet kanë ndodhur në të gjitha anët.

Por propozimi i tij nuk është përkrahur nga liderët tjerë ballkanikë, duke u cilësuar një propozim që tenton të barazojë dhunën dhe represionin e shkaktuar nga shteti i Serbisë me vendet tjera në Ballkan.

Ndryshe, zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjet kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sa i përket idesë së këtij të fundit për caktimin e një dite të përbashkët të përkujtimit të viktimave në konfliktin e ish-Jugosllavisë.

Shefi i diplomacisë kosovare shkruan në Facebook se, pretendimi i kreut të udhëheqjes serbe për relatizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre, që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid, me ata që u mbrojtën në vendin e vet, nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit.

“Pajtimi duhet t’i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediatike”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social.