Vuçiq: Nuk do të ketë prani të ushtrisë së Kosovës në veri

Para pak minutash ka përfunduar takimi trilateral midis presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Lajme

08/11/2018 21:07

Ndërkohë që të dy presidentët janë deklaruar pas takimit, ai serb është deklaruar edhe për taksat e vendosura nga qeveria e Kosovës dhe për ushtrinë, transmeton lajmi.net

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe stacionimin e saj në veri, duke thënë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Unë thash se isha shumë i shqetësuar për këtë dhe thashë se nuk do të ndodhë, kjo është e gjitha që unë duhet tu them të gjithëve.” është shprehur Vuçiq.

Ndërkohë që Mogherini në një komunikatë për media pas takimit ka lutur palët për përkushtim në përshpejtimin e angazhimit në dialog që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve./Lajmi.net/