Vuçiq në vizitë dyditore në Francë, temë kryesore Kosova

Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë dyditore në Francë.

Lajme

09/07/2020 10:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë dyditore në Francë sot dhe nesër.

Gjatë ditës së parë të vizitës, shefi i shtetit serb do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Paris, Vuçiq do të marrë pjesë në një video-konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë. /Lajmi.net/