Vuçiq në SHBA diskuton për rastin e vëllezërve Bytyqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në Uashington do të diskutohen tema të rëndësishme për Serbinë dhe për Ballkanin.

Lajme

16/07/2017 16:54

Ai theksoi se temat të cilat do të trajtohen sigurt janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyqi, djegia e ambasadës amerikane në Beograd dhe zgjidhja e problemeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net

“Çështje me interes janë qëndrimet e Beogradit ndaj Rusisë dhe Prishtinës. Ne do të flasim për qëndrimet tona, dhe do të marrim mbështetje për zgjidhjen e problemve të Ballkanit”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se pozita e Serbsië karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndryshuar, dhe se kjo shihet më mirë në numrin e ushtrimeve dhe aktiveteve ushtarake që bëhen bashkërisht.

Për rastin e vëllverzve Bytyqi, presidenti serb theksoi se ai është një krim i tmerrshëm i cili ka ndodhur.

“Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm. Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jamë në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët. Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes neshtdhe të tjerëve”, shtoi Aleksandar Vuçiq.

Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi janë vrarë më 8 korrik të vitit 1999.

Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj. /Lajmi.net/