Vuçiq: Në Bruksel mund të më thërrasin vetëm pas formimit të Asociacionit, si turist nuk shkoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk Bruksel nuk do të shkojë për bisedime pa e formuar Kosova, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Këtë ai e ka thënë pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se së shpejti do t’i ftojë krerët…

Lajme

09/02/2023 14:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk Bruksel nuk do të shkojë për bisedime pa e formuar Kosova, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Këtë ai e ka thënë pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se së shpejti do t’i ftojë krerët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime.

“Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të ma tregojnë kuptimin. Nuk i kam shmangur bisedime për asnjë çështje. Para kësaj, Asociacioni”, ka shtuar ai.

“Nëse mendoni se mund të më thirrni për të më bindur për Asociacionin, atëherë mos me thirrni, sepse po më ftoni për turizëm”.

“Nuk jam i interesuar që të vij si turist. Kur ta shtyni përpara Asociacionin, atëherë mund të më ftoni, për atë dhe gjithçka tjetër”.