Vuçiq me ftesë të Borell-it më 26 prill në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të bëjë një vizitë punë në selinë e Bashkimit Evropian më 26 prill.

Lajme

21/04/2021 16:05

Kështu ka raportuar tanjug, derisa u theksua se qëllimi i vizitës dhe bisedimeve të Vuçiq me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian do të jetë përshpejtimi i integrimit evropian të Serbisë.

Vizita e Vuçiq në Bruksel do të bëhet me ftesë të Ministrit të Jashtëm të BE-së, Josep Borell, i cili do të organizojë një drekë punë për delegacionin serb.

Duhet përkujtuar që sot është raportuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe një takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por që një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës./Lajmi.net/