Vuçiq: Masakra e Reçakut u fabrikua, Walker është vagabond

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas  vendimit të gjykatës për ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq.

Lajme

05/12/2019 15:48

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut. Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

E pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj Ivan Todosijeviq, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq e ka quajtur të frikshëm dënimin ndaj Todosijeviqit, pasi që sipas tij, masakra e Reçakut është e trilluar, transmeton lajmi.net.

Madje ai shkoj edhe më tej duke e quajtur  vagabond e mashtrues, ish-ambasadorin William Walker.

“ Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe po e përsëris tani, krimi në Reçak është fabrikuar, ku gjithçka ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq po ashtu ka thënë se mashtrimin për masakrën e Reçakut do ta përsërisë çdo ditë, për të parë nëse autoritetet kosovare do t’i dënojnë të gjithë ata që mendojnë në këtë mënyrë.

Sipas Vuçiqit, ajo që thonë serbët në lidhje me masakrën e Reçakut është e vërtetë dhe se një gjë e tillë nuk po iu pëlqen autoriteteve kosovare. /Lajmi.net/