Vuçiq: Kosova po lufton “gylenistët”, tjetër arsye për mosformimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Sofje.

Lajme

03/04/2018 20:45

Duke ju përgjigjur pyetjes për pjesëmarrjen e Serbisë në këtë samit, për shkak se tre shtete anëtare të BE-së kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë për shkak të Kosovës, ai ka thënë se takimi është më 17 maj, dhe deri atëherë do të ketë shumë takime për të diskutuar për këtë çështje.

Siç vuri në dukje, presidenti serb, do të ketë disa takime të rëndësishme me 10, 11 dhe 12 prill, ku do të diskutohet për pjesëmarrjen dhe temat e Samitit në Sofje, transmeton lajmi.net.

Duke folur për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Vuçiq ka thënë se pala shqiptare nuk janë të gatshëm për kompromis, andaj ka thënë se nuk do të bien më pre e mashtrimeve.

Sipas tij, shqiptarët tani nuk kanë “kohë” të merren me AKS-në pasi janë duke luftuar për “gylinistët” e deportuar në Turqi, por paralajmëron se nuk do të lejë anash interesat e serbëve.

Kujtojmë, se Spanja, Rumania dhe Qipro kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në Samiti e Ballkanit Perëndimor pasi pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova. /Lajmi.net/