Vuçiq kërkon linjitin e Kosovës, ofron energji e para për ta blerë atë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është gatshme që t'i jap Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit.

Lajme

08/06/2022 16:46

Kreu i presidencës serbe ka shtuar se ata po ashtu janë të gatshëm që nëse Kosova nuk pranon një shkëmbim të tillë, të japin edhe para, raporton Tanjug, përcjell lajmi.net.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor dhe të dërgonim energji elektrike. Nëse nuk e bëni, mund ta bëni të njëjtën gjë për para. Ne nuk kemi asnjë problem dhe jemi të gatshëm të flasim për këtë“, ka thënë Vuçiq.

Përndryshe, këto komente presidenti i Serbisë, i ka bërë gjatë ditës së sotme në Ohër, ku edhe ka pasur takime për “Ballkanin e Hapur”, mes tij dhe disa liderëve të tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor siç është Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Lajmi.net/