Vuçiq ka vendosur të shkojë në Srebrenicë

Qeveria e Serbisë në një mbledhje sonte vonë ka vendosur unanimisht që kryeministri i këtij vendit, Aleksandar Vuciq të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.

Lajme

08/07/2015 00:15

Në një konferencë shtypi Vuçiq ka thënë se duhet të ketë paqe, por Serbia nuk do të pranojë të përbuzet në sytë e botës.

Ai nuk e ka komentuar si fitore shtyrjen e votimit të Rezolutës për Srebrenicën në OKB, pasi që ka thënë se nuk mund të ketë fitues në Srebrenicë, por vetëm viktima që kërkojnë respekt.