Vuçiq: Ka përparim për Asociacionin, por nuk mund të flasim

Kryeministri i Serbisë, Aleksanda Vuçiq, tha sot se në Bruksel është arritur përparim serioz në bisedimet rreth themelimit të Asociacionit të komunave serbe, por se janë pajtuar që të mos flasin publikisht për këtë.

Lajme

24/06/2015 17:05

“Nëse do të fillonim të flisnim, frikësohem se asgjë nuk do të kishte nga marrëveshja. Kjo është një marrëveshje e arritur me Zyrtarën e Lartë të BE-së, Federica Mogerini”, ka deklaruar Vuçiq para gazetarëve në qeverinë serbe, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë, siç ka thënë ai, është i informuar vetëm Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Minisitri i Jashtëm Ivica Daqiq. Sipas Vuçiqit, gjatë javës së ardhshme priten takime të reja në Bruksel.

Kur është fjala për Parkun e Paqes, Vuçiq thotë se ai mund të largohet nëse shqiptarët pajtohen që të jetë vetëm një zonë për këmbësorë.