Vuçiq iu drejtohet qytetarëve: Do të kemi presion për ta njohur Kosovën

“Pritet presioni i SHBA-së dhe vendeve evropiane për ta njohur Kosovën. Padyshim, një periudhë e vështirë është para nesh”, tha Vuçiq.

Lajme

23/02/2021 18:38

Kështu është deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pas mbledhjes së partisë së tij, shkruan lajmi.net.

Pas mbledhjes së Partisë Progresiste Serbe, Vuçiq iu është drejtuar qytetarëve me një paralajmërim për presionin që e pret Serbinë rreth marrëveshjes me Kosovën.

“Po përballemi me një periudhë të vështirë për bëhet fjalë për negociatat me Kosovën”, tha Vuçiq.

Ai paralajmëroi presion të shtuar të SHBA-së dhe vendeve evropiane drejtuar Serbisë, që ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Të gjitha presionet për përpjekjen për t’i dhënë fund kompetencave të autoriteteve në Republikën Srpska duhet të monitorohen”, shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/