Vuçiq i quan provokime aksionet e Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të mbyllur lojërat e fatit.

Lajme

23/03/2019 14:52

“Ata po i testojnë serbët, për të parë se sa janë të gatshëm të reagojnë dhe kundërshtojnë”, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘rts”.

Sipas tij, Kosova po dëshiron që t’ua mbyll të gjitha rrugët e serbëve.

“ata po dëshirojnë që plotësisht të mbysin shpresat për serbët, që të jetojnë në mënyrë paqësore në veri të Kosovës”, ka thënë ai, teksa ka komentuar aksionet e djeshme të Policisë së Kosovës në veri.

Dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës është miratuar edhe Rezoluta e cila kërkon mbylljen e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.