Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Vuçiq i lumtur që po hiqet taksa 100 %

23:06 | 13 Shkurt 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan, Richard Grenell. Foto: Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i lumtur dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme kërkesën e SHBA-së që Kosova ta heqë taksën 100 për qind ndaj Serbisë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter pas takimit që ka zhvilluar sonte në Munih të Gjermanisë me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell se është shumë mirënjohës për këtë kërkesë të SHBA-së për Kosovën.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. Unë jam mirënjohës ndaj Ambasadorit Grenell, sekretarit Pompeo dhe presidentit Trump për angazhimin e tyre për të hequr tarifat dhe për të vazhduar diskutimet midis nesh dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq. /Lajmi.net/