Vuçiq i kërkon BE-së të bëjë më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës

Presidenti i Kosovës, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për dialogun me Kosovën.

Lajme

25/02/2019 12:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripërsëritur se pa heqjen e taksës për mallrat serbe nuk do të ketë dialog me Kosovës, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “rts”, Vuçiq sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, ku temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Siç bën të ditur ky medium, Vuçiq citohet t’i ketë thënë ambasadorit italian Lo Cascio, se Bashkimi Evropian u tregua i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas Vuçiqit, Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën vetëm kur të hiqet apo pezullohet taksa e vendosur ndaj mallrave serbe.

Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Serbisë e Italisë në fusha të ndryshme. /Lajmi.net/