Vuçiq i jep më shumë autorizime xhandarëve për të luftuar shqiptarët

Serbia do të dijë të mbrojë popullin dhe territorin e saj, porositi të dielën kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e vizitës së bazës së xhandarmërisë në Merdar. 

Lajme

31/08/2014 16:11

Kryeministri tha se xhandarmëria do të marrë nga shteti pajisje të reja, për të mbrojtur në mënyrë më efikase dhe për të përmbushur detyrat që i takojnë.

“Jetët e xhandarëve dhe policëve për ne janë shumë të rëndësishme  dhe nuk mund t’iu lejojmë banditëve dhe grupeve kriminale që të vjedhin e plaçkitin, dhe jo vetëm kaq, por edhe të vijnë me 10 pushkë automatike që shërbejnë vetëm për të vrarë policë forca serbe të sigurisë. Ky është krim i organizuar” , tha ai dhe shtoi se beson që shqiptarëve të komunës së Podujevës “nuk do t’iu bien ndërmend të shërbehen me akte të tilla terroriste dhe të tërbohen në rrethinë të kësaj baze”, transmeton fjalët e tij Lajmi.net.

Pas vizitës, ai iu tha gazetarëve që xhandarët do të marrin pajisej të reja, që do t’i mborj ëmë mirë, kurse paralajmëroi edhe akte të tjera nënligjore me qëllim të reagimit më të shpejtë të xhandarmërisë.

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq paralajmëroi se këto akte nënligjore do të përgatiten gjatë 15 ditëve të ardhshme, si dhe bisedoi me xhandarë se “si dhe në  cilën mënyrë është vrarë nga dora e terroristit shqiptar xhandari Stevan Sinxheliq”, 30 vjeçar me prejardhje nga Gjakova.