Vuçiq: Haradinaj s’e ka përkrahjen e Gjermanisë për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Gjermania nuk është që Kosova ta mbajë në fuqi taksën për produktet serbe.

Lajme

13/06/2019 16:56

Ai në një konferencë për media ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka përkrahjen e Gjermanisë për taksë.

Por, ka theksuar gjithashtu se Haradinaj po kërkon një mënyrë për ta mbajtur, transmeton lajmi.net.

“Haradinaj nuk ka shumë arsye për t’u kënaqur”, ka thënë Vuçiq.

“Atij nuk i kanë dalë të gjitha vendimet e marra që i ka bërë së fundmi. Por ai le të bëjë punën e tij ne e bëjmë punën tonë”, tha ai. /Lajmi.net/