Vuçiq falënderon Moldavinë për qëndrimin e saj kundër Kosovës

Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Moldavinë për qëndrimin e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

Lajme

12/02/2019 13:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Moldavinë për qëndrimin e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

Lideri serb ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Moldavisë, të angazhuar për integrime evropiane, Juri Leanko, dhe ka falënderuar pozicionin e Moldavisë kundër pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka theksuar se Serbia mbështet sovranitetin territorial dhe integritetin e Moldavisë.

Vuçiq e njoftoi mysafirin e tij për gjendjen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe prezantoi politikën e jashtme serbe. /Lajmi.net/