“Vuçiq e shiti Kosovën për disa kredi amerikane”

Mlladjan Gjorgjeviq ka akuzuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se e ka shitur Kosovën për disa kredi amerikane.

Lajme

23/09/2020 11:02

Kryetari i Lëvizjes serbe “Oslobodenje” Mlladjan Gjorgjeviq, ka akuzuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se e ka shitur Kosovën për disa kredi amerikane.

Ai reagoi pasi DFC-ja amerikane ka hapur dje zyrën në Beograd.

“Ky është një mashtrim tjetër për qytetarët e Serbisë që rrjedh nga e ashtuquajtura marrëveshje e Uashingtonit. Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane”, ka thënë Gjorgjeviq, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Politikani serb ka akuzuar gjithashtu Vuçiqin që i ka acaruar raportet me Rusinë dhe Kinën dhe se ia ka servuar Kosovës në pjatë njohjen nga Izraeli.

“Si është e mundur që tabloidet e Vuçiqit një vit më parë kishin paralajmëruar 10 miliardë dollarë nga Trump nëse Vuçiq nuk kishte biseduar në mënyrë sekrete për shitjen e Kosovës me Grenellin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/