Vuçiq e qerasi me gosti, Grenell ia kthen “nderin” me një dhuratë
“Një natë e jashtëzakonshme” e përshkruajti emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, gostinë që kishte në Beograd me zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksander Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq.
Lajme
Nën tingujt e muzikës amerikane, me verë e ushqime, Grenell publikoi një video të festës së mbrëmshme në Beograd, ku të pranishëm ishin delegacioni amerikan dhe zyrtarët e qeverisë dhe presidencës serbe, shkruan lajmi.net.
Lexo edhe:
Verë, ushqime e këngë – Grenell publikon video nga gostia me serbët në Beograd
“Nderin” e gostisë, Grenell, Vuçiqit ia ktheu me një dhuratë, që në dukje në fotografinë e postuar nga Vuçiq duket të jetë një libër.
“Faleminderit Richard Grenell, për përkushtimin dhe punën e mirë për regjionin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme”, ka shkruar Vuçiq.
Libri që Grenell ia ka dhuruar Vuçiqit ka të bëj me dekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe enterierin e saj ndër vite.
Ky libër bën fjalë për stilet e veçanta të familjeve presidenciale që kanë qëndruar ndër vite në Shtëpinë e Bardhë. /Lajmi.net/
Хвала @RichardGrenell на посвећености и добром послу који обавља за цео регион. И хвала на дивном поклону! pic.twitter.com/UDEiopHHfb
— Александар Вучић (@predsednikrs) September 22, 2020