Vuçiq e konsideron edhe shkarkimin e Daçiqit nga Qeveria

Kryeministri serb momentalisht është duke i konsideruar tri mundësi për rikonstruktimin e qeverisë, tha një burim shumë i afërt me të.

Lajme

10/03/2015 00:04

Ai më 27 prill, në njëvjetorin e punës së qeverisë do të paraqesë raportin për punën, por edhe të falënderojë disa nga bashkëpunëtorët në kabinetin e tij dhe t’i zëvendësojë ata.

Sipas këtij burimi, i cili foli për gazetën serbe Blic, Vuçiq nuk e ka ndërmend të bëjë vetëm ndryshime kozmetike dhe është i gatshëm të bëjë ndërrime edhe në ministritë me ndikimin më të madh, transmeton lajmi.net.

Mundësia e parë është që të shkarkohen tre ministra të SPS, ku bën pjesë edhe Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm.

“Vuçiq është i pakënaqur me mënyrën si e prezanton Daçiqi në botë”, si dhe për faktin e shfrytëzimit të tepërt për promovim të vetin personal.

Kryeministri ka informacione se Daçiqi në bisedë me përfaqësuesit e shteteve me ndikim në botë pothuaj gjithnjë “nxirret” në Vuçiqin. Rëndom, Daçiq thotë se do të pranonte çdo propozim të tyre, por që problemi qëndron te Vuçiqi. Mirëpo, për kryeministrin është problem se Daçiq është edhe kryesues i OSBE-së, sqaron bashkëbiseduesi.

Opsioni i dytë është që ministrat e SPS të mbeten në qeverinë e rikonstruktuar, por që në kabinetin e tij të mos mbeten disa anëtarë me ndikim në partinë e tij SNS.

Skenari i retë, ndërkaq, është që ai të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit. (lajmi.net)