Vuçiq: Dy ditë kohë për një reagim nga BE-ja, pastaj e dimë çfarë duhet të bëjmë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë një ultimatum për Bashkimin Evropian.

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është i shokuar që Bashkimi Evropian nuk ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Prishtina nuk do ta formojë një Asociacion me komuna serbe.
Ai ka theksuar se sot dhe nesër do të presë një reagim nga BE-ja dhe porositi se “e dimë se çfarë do të bëjmë” nëse nuk vjen reagimi.
“Kemi pritur 24 orë për një reagim nga BE”, ”, deklaroi ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Jam i shokuar sepse askush nuk e ka thënë asnjë fjalë për dokumentin e nënshkruar në Bruksel për zbatimin e të cilit kishte garantuar BE. Nëse ato dokumente nuk vlejnë për shqiptarët, nuk e di me kë mendojnë të bisedojnë në të ardhmen”, shtoi ai.
Vuçiq po ashtu ka theksuar se kjo dëshmon vështirësitë e situatës në të cilën gjenden. /Lajmi.net/