Vuçiq: Dënimi i Ivanoviqit, shpërblim për shqiptarët

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se procesi gjyqësor ndaj Oliver Ivanoviqit nuk ka përfunduar pasi që do të bëhen përpjekje ende.

Lajme

21/01/2016 21:01

Sipas tij, vendimi për dënimin me 9 vjet burg ndaj Ivanoviqit, ngjason në një proces politik më shumë se sa në drejtësi.

Ai premtoi se Qeveria e Serbisë do të bëj çdo gjë që të ndihmojë Ivanoviqin dhe familjen e tij. Sipas tij, dikush u mundua ta shpërblej palën shqiptare përmes këtij vendimi.

“Është e qartë se dikush u mundua të bëj koncesione më palën shqiptare, se ata duhet të marrin një lloj shpërblimi. Arsyeja për këtë shpërblim për mua mbetet e paqartë, pasi asnjë marrëveshje e 25 gushtit të vitit të kaluar nuk është përmbushur nga ata. Por, është një mësim se ne duhet të përpiqemi edhe më shumë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, pyetjeve se si do të ndikojë dënimi i Ivanoviqit në dialogun Prishtinë-Beograd, Vuçiq nuk iu ka përgjigjur, duke thënë se dialogu do të zgjidh çdo situatë.