Vucic: Me Lajcak biseduam për krizën e rëndë në Kosovë

Takimi mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka zgjatur rreth një orë.

Lajme

20/09/2021 15:59

Takimi mes tyre nisi në orën 14:00 dhe zgjati rreth një orë ku në agjendë ishte diskutimi për dialogun për normalizim në përgjithësi por ngjarjet në veri të Kosovës kanë dominuar bisedën sipas raporteve të mediave serbe.

“Me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajcak bisedova për krizën e rëndë në Kosovë e Metohi. Për të gjitha që po ndodhin në veri të krahinës së shpejti do të njoftoj publikun” është shkruar në konton zyrtare të presidentit serb Vucic në Instagram.

Presidenti seerb ka theksuar se do t’i drejtohet publikut për hollësi të mëtejme mes spekulimeve të mediave serbe se kishte kontakt dhe ofertë nga Vucic drejtuar qeverisë kosovare për të zgjidhur problemin në veri që ishte refuzuar sipas portalit serb Blic, që pretendon se kërkesa e Kosovës ishte ‘poshtëruese’ për Serbinë’.