Vucic lobon për Kandidatin e “Listës Serbe” për Mitrovicën e Veriut

Aleksandar Vucic, i cili u takua sot në Beograd me zyrtarë të “Listës Serbe”, tha se me daljen në zgjedhje “serbët do ta shpejtonin themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”. Ai bëri thirrje që serbët e Mitrovicës së Veriut të votojnë për Goran Rakicin.

Lajme

18/02/2014 20:48

Zëvendës Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së veriut që të dalin “në numër sa më të madh” në zgjedhjet për Kryetar të Komunës që mbahen më 23 shkurt.

Sipas Vucic, me daljen në zgjedhje serbët do ta shpejtonin themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Vucic, bashkmë e Ministrin pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, është takuar sot me zyrtarë të “Listës Serbe”, e cila garon në këto zgjedhje me kandidatin e vet, Goran Rakic.

Vucic i ka bërë thirrje serbëve që ta votojnë Rakicin për kryetar të Komunës.

Ai tha se Qeveria e Serbisë “do të sigurojë gjithë ndihmën e nevojshme për një jetë paqësore për serbët e Mitrovicës”.