Vucic e Vulin sot në Kosovë
Bashkë me Vucic e Vulin, në Kosovë do të vijë edhe Ministri serb i Drejtësisë Nikola Selakovic. Ata do të qëndrojnë së pari në Graçanicë ku do të priten nga mbështetës të “Listës Serbe”.

Lajme
ZëvendësKryeministri i Parë i Serbisë Aleksandar Vucic dhe Ministri serb pa Portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin do të qëndrojnë sot në Kosovë.
Bashkë me ta do të jetë edhe Ministri i Drejtësisë Nikola Selakovic.
Ata së pari do të qëndrojnë në Graçanicë, ndërsa Selakovic më pas do të shkojë në Mitrovicë të Veriut ku do të bisedojë me gjykatës, prokurorë dhe anëtarë të sindikatës, të punësuar në organet e drejtësisë në këtë qytet, raporton Tanjug.
Vladeta Kostic nga “Lista Serbe” ka thënë për mediat serbe se kjo është është një vizitë e rëndësishme për serbët e Kosovës.
“Ardhja e ZëvendësKryeministrit të Parë nënkupton se ne serbët e Kosovës duhet ët dalim në zgjedhje dhe ta mbështesim atë subjekt i cili që nga fillimi ka luftuar për Bashkësinë e Komunave Serbe, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbijetojmë këtu ku jemi tash”, ka thënë Kostic
“Lista Serbe” ka bërë të ditur se në Graçanicë, Vucic dhe Vulin do të priten nga mijëra mbështetës të këtij subjekti nga e gjithë Kosova.