Vriten pronari i shtëpisë që strehonte grupin e armatosur dhe një polic maqedonas

Nga aksioni policorë i organizuar sot në orët e mëngjesit në Kumanovë, ka humbur jetën një person nga ana e grupit të armatosur dhe një pjesëtar i njësisë speciale të policisë maqedonase.

Lajme

09/05/2015 12:43

Burimeve brenda qeverisë maqedonase, kanë thënë për lajmi.net se personi që ka humbur jetën është pronari i shtëpisë në të cilën kanë qëndruar ky grup i armatosur.

Ndërsa bilanci nga ana e njësive të policisë, sipas këtyre burimeve, janë një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë, të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, edhe pas përfundimit të këtij aksioni policor, ku morën pjesë njësi të shumta elitare të policisë maqedonase, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim zyrtar se për çfarë grupi të armatosur bëhet fjalë dhe cila është veprimtaria e tyre. (lajmi.net)