Vritet një mjeke në Zubin Potok
Vrasësi i dyshuar i mjekes është arrestuar nga Policia e Kosovës, kurse motivi ende nuk dihet.

Lajme
Mjekja Dushanka Andrejeviq është vrarë sonte teksa po punonte në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore në veriun e Mitrovicës, Millan Ivanoviq deklaroi se mjekja ka humbur shumë gjak dhe është sjellur në spital pa shenja jete.
Mjekja është vrarë me të shtëna nga arma e zjarrit, kurse vrasësi është arrestuar, tha për agjencinë Tanjug shefi rajonal i PK-së, Zhelko Bojiq, i cili dha edhe inicialet e vrasësit të dyshuar V.N.
Te i dyshuari është gjetur arma nga e cila, si supozohet, është kryer vrasja.
Motivi i vrasjes ende nuk dihet, kurse pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes duke hetuar këtë krim.