Vritet një foshnje në Jerusalem, akt terrorist?

Një foshnje është vrarë, kurse tetë persona të tjerë janë plagosur sonte në një incident për të cilin dyshohet se ishte terrorist, te Stacioni i trenave në Jerusalem.

Bota

22/10/2014 21:34

Dëshmitarët thanë se një automjet iu drejtua stacionit të trenave dhe u fut në mesin e udhëtarëve që po dilnin nga treni.

Në mesin e të plagosurve është edhe personi i dyshuar si terrorist nga Jerusalemi lindor (pjesa e banuar me palestinezë).

Shoferi i automjetit pas këtij akti doli nga automjeti dhe tentoi të ikte, por atëherë u qëllua. Mediumet izraelite njoftojnë se ai ka marrë plagë të rënda.