Vritet në Siri edhe një i ri shqiptar, Ekrem Hasani nga Klina (Foto)
Ekrem Hasani nga Klina, i cili kishte shkuar për t’iu bashkuar luftës së ISIS-it për xhihad është vrarë të mërkurën në Siri.

Lajme
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, sipas të cilave Ekrem Hasani është vrarë të mërkurën gjatë luftimeve në një qytet atje, ndërsa për vdekjen e tij është bërë e ditur të shtunën.
Po ashtu mësohet se Hasani është varrosur në Siri.
Atij i është hapur e pame edhe në Klinë nga të afërmit e tjerë.
Ekrem Hasani, është vëllai i Ebu Hasan, të cilët kanë shkuar në Siri familjarisht, duke marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët.