Vritet kameramani rus në Ukrainë (Video)

Kameramani rus i Channel One TV ka vdekur nga plagët, pasi është qëlluar nga pjesëtarë të ushtrisë ukrainase në Donetsk, në lindje të vendit. 

Bota

30/06/2014 11:10

“Kolegu ynë Anatoly Klyan vdiq mbrëmë. Ai ishte 68 vjeç. U qëllua për vdekje në stomak”njofton Russia Today.

Klyan ishte në një autobus, së bashku me disa gazetarë të tjerë dhe plotë të grave, kryesisht nëna, të cilët ishin dërguar në një bazë ushtarake në Donetsk që do të kërkonin që fëmijët e tyre të lirohen nga njësia ushtarake, për t’u lejuar që të kthehen në shtëpi.

Kur autobusi mbërriti në destinacion, u qëllua nga të shtëna që erdhën nga një bazë ushtarake, ku kameramani u plagos rëndë.

Klyan vdiq në ambulancë rrugës për në spital, konfirmoi zëvendëskryeministri i parë i qeverisë lokale pro-ruse Andrej Purgin, për agjencinë e lajmeve ruse RIA Novosti, duke shtuar se nga i njëjti sulm u plagos në qafë edhe shoferi i autobusit, i cili është shtruar në spital.

Russia Today, thekson se një ekip tjetër i gazetarëve rusë dje u sulmua me armë zjarr, në afërsi të bazës ushtarake në Donetsk.

Vetura e tyre u sulmua me predhë mortaje, por për fat nuk u plagos askush. (lajmi.net)