Vritet diplomati turk në qytetin kurd të Irakut

Një diplomat turk është qëlluar për vdekje në pjesën kurde të Irakut.

Bota

17/07/2019 15:28

Burime të sigurisë së BBC-së, kanë bërë të ditur se diplomati turk është qëlluar për vdekje në Irbilit, qytet kurd në Irak, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre burimeve, viktima thuhet se ishte konsull i Turqisë në qytet.

Në momentin kur persona të armatosur kanë hapur zjarrin, diplomati turk ishte duke drekuar me disa persona të tjerë në një restorant.

Zyrtarisht ende nuk e ka konfirmuar sulmin askush. /Lajmi.net/