Vritet 33 minatorë në Donetsk, 30 të tjerë të bllokuar në minierë

Një shpërthim që dyshohet të ketë ndodhur prej gazi, në një minierë qymyri në Donetsk të Ukrainës, ka lënë të vrarë 33 minatorë, dhe të bllokuar rreth 30 të tjerë, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Bota

04/03/2015 12:02

Në rajonin ku ka ndodhur tragjedia, gjatë gjithë dimrit ka pasur luftime mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ukrainase, të cilat u tërhoqën ditë më parë pas një marrëveshje të arritur për armëpushim.

Të afërmit e shqetësuar e minatorëve janë mbledhur në vendin e ngjarjes dhe presin lajme, ndërkohë që ekziston frika se rebelët nuk kanë burime njerëzore të specializuara për të marrë me katastrofën.

Tetë vjet më parë 14 minatorë ishin plagosur në një minierë tjetër në të njëjtin rajon, ndërsa 101 të tjerë ishin vrarë. Po ashtu, për shakk të kushteve të këqija të sigurisë, në Luhansk, rajonin tjetër separatistë, në vitin 2000 nga shpërthimi i metanit kishin mbetur të vdekur 80 minatorë.