Vriten rreth 200 separatistë pro-rusë afër Donjeckut

Shërbimi i shtypit i operacionit ushtarak të Ukrainës kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, ka njoftuar se në një betejë artilerie në afërsi të aeroportit të Donjeckut janë  vrarë rreth 200 rebelë pro-rusë. 

Bota

07/11/2014 17:15

Qendra për shtyp e Kievit këtë njoftim e ka bërë të premten, duke theksuar se kjo betejë artilerie është zhvilluar të enjten, kur edhe janë vrarë rreth 200 forca pro-ruse në këtë pjesë të Ukrainës lindore.

Gjatë këktij operacioni njoftohet se janë shkatërruar edhe katër tanke të forcave rebele, si dhe pajisje tjera të tyre.

Aeroporti i Donjeckut është nën kontrollin e forcave qeveritare të Kievit, dhe ai ka qenë cak i sulmeve të shpeshta të separatistëve pro-rusë, prej 5 shtatorit, kur është arritur marrëveshja për armëpushim, por e cila nuk po respektohet plotësisht.