Vriten dy shtetase turke në Shkup, nënë e bijë

Nënë dhe bijë, shtetas turq janë gjetur sot në mëngjes të vrarë në një shtëpi në Kozle të Shkupit. Dy viktimat kanë pasur plagë në kokë, nga armë zjarri.

Lajme

28/07/2015 12:02

Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se dy viktimat janë gjetur të vrarë në orën 5:30 të mëngjesit, pasi që rasti është paraqitur nga fqinjët.

Nëna me të birin e saj janë shtetas turq dhe se një kohë të gjatë po jetonin në një shtëpi në lagjen Kozle.

Ministria e Brendshme nuk ka zbuluar detaje për vrasjen, duke informuar  se po vazhdojnë hetimet e hollësishme.