Vriten duke falur namazin e Bajramit

Së paku nëntë persona kanë vdekur si pasojë e shpwrthimeve në lutjet për festën myslimane të Bajramit në qytetin nigerian, Damaturu.

Bota

17/07/2015 16:50

Dy bombardueset vetëvrasëse ishin femra përfshirë një vajzë 10-vjeçare, tha zëdhënësi i ushtrisë Koloneli nigerian Sani Usman.

Ka pasur dy shpërthime në një vend ku vullnetarët ishin në pritje të shfaqjes së besimtarit të tyre, tha ai.

Asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer sulmin, por Boko Haram kohët e fundit ka rritur fushatën e saj të dhunës.

Ata kanë qenë të detyruar të largohen nga zonat të cilat i kishin marr më parë, por kanë rritur sulmet e tyre, që kur presidenti Muhammudu Buhari e mori detyrën në muajin maj.

Rreth 300 njerëz janë vrarë gjatë këtij muaji.

Shpërthimet u bën në një zonë të hapur ku njerëzit ishin duke u lutur, e njohur si baza e Bajramit, të cilat janë caktuar për myslimanët që të mblidhen për t’u lutur në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Katër persona kanë vdekur në shpërthimin e parë dhe pesë vdiqën në shpërthimin e dytë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Të enjten, shpërthimet që kishin  në shënjestër njerëzit duke bërë pazar për Bajram, në një treg në qytetin veri-lindor të Gomb, vranë të paktën 49 njerëz.