Vriten 49 ushtarë ukrainas nga rrëzimi i një aeroplani

Si pasojë e sulmit ndaj një aeroplani transportues të ushtrisë së Ukrainës, kanë humbur jetën 49 ushtarak.

Bota

14/06/2014 11:31

Luftëtarët separatistë pro-rusë, nga rrëzimi i një aeroplani transportues ushtarak ukrainas, vranë 49 ushtarë që gjendeshin në bord. 

Ministria ka njoftuar sot herët në mëngjes se aeroplani i tipit IL-76 është qëlluar derisa përpiqej të ateronte në aeroportin e qytetit Luhansk, gjatë natës, raporton Radio Evropa e Lirë.
 
Ky sulm u bë vetëm disa orë pasi Uashingtoni tha se i ka konfirmuar pretendimet e Kievit se Rusia ka dërguar pajisje të rëndë ushtarake për separatistët pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës, përfshirë tanke dhe raketahedhës.