Vriten 10 persona nga një sulm i Boko Haram

Disa fshatra në verilindje të Nigerisë janë sulmuar dhe dyshohet se këto sulme janë bërë nga militantët e grupit Boko Haram.

Bota

29/06/2014 17:17

Reuters raporton se islamistët kanë vrarë të paktën 10 persona gjatë një sulmi. Një sulm ka ndodhur në një Kishë, ku militantët kanë hedhur bomba dhe kanë shtënë me armë zjarri.

incidenti thuhet se ka ndodhur afër qytetit Chibok, në shtetin Borno, pikërisht në vendin ku në muajin prill ishin rrëmbyer 200 nxënëse.

Qindra persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve të Boko Haramit këto muajt e fundit. Shteti i Nigerisë është në gjendje emergjence për arsye se ky grup ka filluar një fushatë të egër sulmesh.

Vetëm tetë ditë më parë, gjatë një sulmi në zonën e Chibok-ut dhjetra persona mbetën të vdekur.